Kryeministri Edi Rama zhvillon sot takimet e rëndësishme në SHBA, gazetari i njohur nxjerr prapaskenat

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në SHBA ku po zhvillon një sërë vizitash të rëndësishme. Gazetari Ergys Gjençaj, i cili ka udhëtuar gjithashtu drejt SHBA-së për të ndjekur nga afër vizitat e kryeminiostrit ka bërë publike detaje të reja.

Në një raportim ‘live’ nga New York, Gjençaj tha se pjesëmarrja e Ramës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një moment i veçantë, pasi përkon me anëtarësimin e përkohshëm të shtetit tonë në këtë instancë ndërkombëtare. Ai theksoi se sot do të ketë një ceremoni gala, ku do të nderohet edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshill, ndërsa të pranishëm do të jenë përfaqësues të vendeve anëtare.

Sipas gazetarit, momenti më kulmor i vizitës së Ramës në SHBA është vizita që ai do të bëjë nesër me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken, në Uashington. Ai tha se ata do të diskutojnë për dy tema; konflikti Ukrainë-Rusi, ku Shqipëria ka rolin e pengmbajtës bashkë me SHBA, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zjarr Tv Ad