Zheji tregon kush fshihet pas aferës së inceneratorëve, Zheji nxjerr prapaskenat

0
759
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analist Artur Zhej shprehet se korruspioni i inceneratorëve është tepër i madh dhe mund të përbënte skandal në të gjitha vendet. Nga ana tjetër gazetari Gjergj Erebara, i cili ka investiguar në punën si gazetar këtë aferë, tha se lista e SPAK duhet të jetë më e gjatë dhe janë pafundësisht zyrtarësh të përfshirë.:

Aty kanë ngjyer gishtin shumë persona, që vijnë në fushata si njerëz të suksesshëm. Është një traditë që në Itali e kam ndeshur shpesh, quhej mafia e mbetjeve. Aty ku ka para të madhe që shoqëria investon për të shkatërruar një nga gjërat më toksike, si mbetjet, aty nuk ka një kualifikim të saktë se sa para duhet për mbetjet e shoqërive të konsumit. Duke qenë se fitohet më shumë se ari te këto, thuhet që ne duam një qytet të pastër. Janë harxhuar një sasi rekord parash me të cilat janë blerë vota.

Praktikisht Rama ka talentin dhe iluzionin që të gjitha emergjencat, i mbulon me fjalime. Njerëzit në një moment të caktuar shkojnë si kopeja pas bariut. Pra, ky mund të jetë artisti kur flautisti i bien flautit dhe zgjidh emergjencat. Kur ka një emergjencë duhet të bësh një prokurim të drejtpërdrejt, pra nuk bëhet garë.

Kryeministri s’e përdor rastësisht ermin emergjencë. Emergjenca është kur ndodh në një hark kohor të reduktuar. Në këtë rast kemi të bëjmë me përdorimin e termit emergjencë, për të justifikuar mënyrën pa garë për një çështje që ka problem nga akumulimi disa vjeçar. Koka është maja e ajsbergut. Është zgjedhur si koka e turkut e të thuhet ja që për këto milionët e ka fajet ai.

Pres dhe duhet trimëri e madhe nga SPAK e ajo listë e gjatë të bëhet ekzekutive sepse është një shpërdorim i frikshëm parash dhe trashëgimi e keqe në të ardhmen e Shqipërisë. Këtu jepen para për një incenerator fantazmë. Ky ka qenë një nga mbrojtjet që Rama bëri. Është guxim i frikshëm, për të firmosur transferim parash të një vlere të larta për një godinë që nuk ka ekzistuar.

Zjarr Tv Ad