Paralajmërimi i Manjanit: Pasojat do të jenë edhe më të rënda…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani ,nënjë postim në rrejte sociale ka komentuar situatën politike në vend ,gjithashtu ai ka bërë edhe një paraljmërim ku shrkuan se liria, demokracia, drejtësia dhe ekonomia po shkojnë keq e më keq dhe se pasojat do të jenë edhe më të rënda…

Postimi i plotë

Nga fillimi…

Nuk kemi asgjë në terezi. Asnjë ashtuquajtur reformë nuk bën më fajde. Rrëshqitja është e shpejtë. Liria, demokracia, drejtësia dhe ekonomia po shkojnë keq e më keq.

Politika është përgjegjëse për këtë rrëshqitje. Kush më shumë e kush më pak, ata që udhëhoqën e udhëheqin janë përgjegjës. Partitë janë shndërruar në në nukle dhune, pa asnjë lidhje me vullnetin e lirë.

Pasojat janë këto që shohim. Ka edhe të tjera që do vijnë. Edhe më të rënda. Ky stan këtë bulmet prodhon.

Nuk mund të kemi as sistem të ri zgjedhjesh e as organizim të ri territorial, siç rreket të na bindë Lul Basha me Taulant Ballën. Edi Rama as e qeth fare. Asnjë fjalë nuk harxhon më për këto tema.

Janë të kalbur në themel. Të krimbur në para brenda këtij sistemi politik e kushtetues. Atëhere si mund të presim që këta do ndyshojnë sistemin?!

Ndërkohë nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç kapsulimit të këtij sistemi politik dhe të kësaj Kushtetute që është unike në botë. Duhen groposur.

Duhet ta fillojmë nga fillimi. Me një marrveshje të re që synon pavarësimin e individit nga pushteti. Një sistem të ri ekonomik ku ka liri, garë e pronë private.

Një shtet shërbëtor e drejtësi mbi çdo pushtet.

Sistemi ku jemi ka kolapsur. Ska rrugë tjetër. Puna është kur do bindemi të gjithë, pa tifozllëk, për këtë gjë. Të lutemi që rënia të mos jetë me gropa të zeza që përpijnë jetë e pasuri. Detyra jonë është të jemi gati për ta filluar nga fillimi me një Kushtetutë të re.

Zjarr Tv Ad