Banorët te ‘5 Maji’, Berisha: Janë plotësisht të ligjshëm, me ligjet tona dhe të çdo vendi demokratik!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur sërish sot kauzën e banorëve të rrugës “5 Maji” në Tiranë, të cilëve qeveria po u shemb banesat pa i dëmshpërblyer. Nga njësia Ana e Malit në Shkodër, ku shkoi sot për të mbështetur kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahinë, Berisha theksoi se ata banorë janë plotësisht të ligjshëm.

Ju e shihni se çfarë trajtimesh njerëzve po u bën Rama qytetarëve. Ata vëllezër e motra tuaja që janë në protesta dhe terror në rrugët e Tiranë, janë absolutisht të gjithë të ligjshëm. Jua them me përgjegjësi të plotë. Jo vetëm me ligjet tona, por me ligjet e çdo vendi demokratik, dhe trajtohen si me qenë armiq.

Po të prisha shtëpinë, do të të përgjigjem një për një. Nuk do të them ty se je i paligjshëm!!! Po pse qenke i paligjshëm ti?! Energjinë e ke paguar, ujin e ke paguar. Kujt ia ke paguar ato?! Shtetit ia ke paguar! Ti je i ligjshëm aty! Po më intereson mua tani si shtet që nuk pyes se kush je ti dhe del e them se je i paligjshëm!!!

Në vitin 2013, të ardhurat ose rrogat dhe pensionet në Shqipëri ishin më të larta në rajon. Sot, rroga mesatare në Malin e Zi është dy herë më e lartë se tek ne. Po kjo është një …Mali i Zi të jetë më i pasur se ne?! Kurrën e kurrës! Kanë bregun, po dhe ne kemi bregun. Po në Malin e Zi s’gjen fusha, toka si tonat s’gjen dhe njerëz punëtorë. Problemi është se ne i varfërojmë vetë, nuk i zhvillojmë, nuk i mbështesim,“ nënvizoi Berisha.

Lexo edhe: ‘Ose i ka dhënë valixhen me euro, ose…’ Berisha: Se kandidati i Lul Bravës në Durrës ka monopolin e porteve nga Rama!

Zjarr Tv Ad