Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, Roland Bejko bëri të ditur sot për MCN se do zhvillohen takime në 12 qarqe për reformën territoriale. Bejko akuzoi PS-në dhe LSI-në se miratuan një reformë territoriale me kalkulime elektorale në 2014-ën, ndërsa u shpreh se reforma e re do kërkojë konsensus mes palëve.
Deklarata e Bejkos
“Sot do ketë një takim për të lançuar iniciativën e PD-së për rishikimin e reformës territoriale. Jam unë që e drejtoj grupin e punës. Sa i përket punës në Parlament do të jetë z. Alibeaj që do ta kryesoj. Takimet do të zhvillohen të paktën në 12 qarqe dhe do të synohet që të dëgjohet zëri i qytetarëve, i padëgjuar në vitin 2014, kur PS dhe LSI miratuan reformën pa opozitën. Sot Shqipëria është pa demokraci vendore dhe pa ofrim shërbimesh. Në studimi kemi vënë re që 2/3 e ndarjeve që u është bërë bashkive aktuale, rezulton që kemi kalkulimeve elektorale. Paskuqani është vetëm 2 km dhe i kalon Kamzës dhe futet Shëngjergji, Zall Bastari. Është hequr Paskuqani sepse mund t’i prishë llogaritë elektorale PS-së”, tha Bejko.