Çelja e negociatave, ambasadori bullgar: Shqipëria i ka bërë detyrat, jemi krah jush

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori bullgar në vendin tonë Momchil Raytchevskika folur nga qyteti i Korçës në lidhje me integrimin europian të vendit tonë. Ai theksoi se Bullgaria është ndër mbështetësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE.  Sipas tij Shqipëria ka bërë atë që është e nevojshme teksa në emër të vendit të tij u shprehën të gatshëm për të mbështetur vazhdimësinë drejt kësaj familje dhe zhvillimin e konferencës ndërqeveritare.

“Kjo qe mund te them është se si qeveria e vjetër po ashtu edhe e reja në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotoreve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimit European, gjithashtu e për të ardhmen e vendeve të rajonit kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intesive. Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjellta, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Te gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta”– u shpreh ambasadori bullgar.

Koment për Shqipërinë?

“Pozita e Bullgarisë përsa i përket Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka kryer atë që është e nevojshme dhe ju jeni gati dhe ne mbështesim që në momentin e parë të vendimit të familjes Europiane, që ju te vazhdoni në këtë familje dhe të zhvillohet konferencave e parë ndërqeveritare”– tha ambasadori bullgar për mediat.

Koment për Rusi Ukrainë?

“Jam ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, por komenti që mund të jap është dialogu e jo monologu”– u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad