Nga Petrit Vasili: Avokatia pro Inceneratorëve është zullum ndaj shendetit, mjedisit dhe financave publike

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Petrit Vasili

Piramida e trajtimit të mbetjeve ka alternativën e saj më të fundit djegjen e tyre, pra ngritjen e inceneratorëve. Kthimi me kokëposhtë i piramidës së mbetjeve u bë me urdhër të zullumit dhe korrupsionit rilindas.

Inceneratorët ishin një veprim i hapur me i egër kundër shëndetit dhe kundër ambientit i ndërrmarrë ndonjë herë.  Banka Boterore ka ngritur qartë shqetësimin që lidhet me inceneratorët ku në raportin e saj thotë:

“Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet gjithashtu shqetësime sa i takon pajtueshmërinë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit”.

Krahasoni se çfare thotë Banka Botërore dhe çfarë thonë kukuvajkat rilindase qe guxojne dhe justifikojnë inceneratorët në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Përveç grabitjes mafioze të qindra milionë eurove me inceneratorët dëmtimi i shendetit dhe mjedisit janë të pallogaritshëm.

SPAK dhe Prokuroria e përgjithshme kanë para syve të tyre një krim shtetëror të shumëanshëm. Çdo hezitim i tyre është vetëm bashkëfajtorësi sepse faji dhe fajtorët janë shumë të qartë.

Zjarr Tv Ad