“Putin është më shumë shahist se strateg”, analisti i njohur shqiptar zbërthen strategjinë e Presidentit të Rusisë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Plator Nesturi shprehet se qëndrimi zyrtar i Shqipërisë në raport me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës është i qartë dhe në unison me aleatët.

Sipas tij, Putin është më shumë shahist se strateg dhe kjo shpjegon shfrytëzimin e boshllëqeve që krijohen në rajone të ndryshme.

“Shqipërisë iu paraqit mundësia dhe rasti të ketë një rol aktiv, kjo sepse ishte qartazi e pozicionuar pro në unison me politikën e jashtme amerikane, si dhe për faktin se është pjesë e Këshillit të Sigurimit, por në këtë moment natyrshëm vota dhe qëndrimi i saj merr një valencë të shtuar. Dhe në këtë kuadër ka një rakordim të qëndrimeve të politikës amerikane me diplomacinë shqiptare dhe deklaratat që ka bërë kryeministri dhe ministrja e Jashtme ishin një pozicionim i qartë. Sa i përket rajonit, ne prej kohësh kemi dëgjuar dhe deklaratat e diplomatëve amerikanë për një rrezik të faktorit rus në Ballkan dhe që realisht mund të sjellë këto pështjellime. Ajo që shpesh analizojmë është se Putin në vetvete është lojtar shahu dhe jo strateg. Mundohet të gjejë boshllëqe të ndryshme. Pra kemi një përhapje të Rusisë të dalë jashtë interesave të saj të territorit. Natyrisht që Ballkani është pjesë e kësaj loje dhe ajo që thuhet është se ndërhyrja në Ballkan është si rezultat i boshllëqeve të krijuara dhe kjo u pa në marrëdhënien që ka me Serbinë apo në zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoni.”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad