Vuçiç i dorëzon “Medaljen e Artë” , Johnny Depp: Do të doja një jetë të re këtu në Serbi

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nderuar yllin e Hollywood-it Johnny Depp, me medaljen e artë të vendit të tij  “për merita të jashtëzakonshme në aktivitete publike e kulturore, sidomos në fushën e kinematografisë dhe promovimit të Serbisë në botë”.

Vuçiç dekoroi aktorin, në Ditën e Republikës dhe gjithashtu dha medalje edhe për ish-ushtarë serbë të cilët kanë luftuar në Kosovë.

I nderuar për këtë vlerësim të bërë nga shteti serb dhe presidenti, Depp tha se është gati për një fillim të ri dhe një jetë në Serbi.

“Do të bëj gjithçka në dorën time që t’i qëndroj i vërtetë këtij vlerësimi, që bëhet për përkushtimin tim ndaj vendit tuaj. Këtu në Serbi kam marrë vetëm dhurata. Më duket se më është dhënë një jetë e re nga njerëzit, si Emir (Kusturica, regjisor). Jam gati për një fillim të ri dhe do të doja shumë që të ishte në Serbi, nëse më pranoni”, tha Depp.

Zjarr Tv Ad