Zgjedhjet e 6 marsit, Edi Rama i bindur: Luli do qëndrojë besnik, do humbasë përsëri! Aleanca Meta-Berisha është në veprim

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i bindur është shprehur nga Uashingtoni se kryetari i PD Lulzim Basha nuk do të fitojë asgjë në zgjedhjet e 6 marsit. Sipas tij, Basha do t’i qëndrojë besnik profilit të tij duke humbur përsëri në zgjedhjet e pjesshme.

“Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë. Asnjëherë, në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do t’i qëndrojë besnik profilit të vetë që është të humbasë përsëri. Kjo nuk diskutohet”, tha kryeministri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët shqiptarë.

I pyetur për aleancën Meta-Berisha, Rama shtoi “Aleanca mes të dyve nuk është potenciale, është reale. Është në veprim. Do intensifikohet në vijim sa më shumë që të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin.”

Zjarr Tv Ad