Jorida Tabaku i përgjigjet akuzave të Monika Kryemadhit: Do i bëjmë të gjitha publike

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inceneratorët kanë qenë kryefjala e diskursit politik kohët e fundit ku në Komisionin Hetimor janë publikuar prova të reja për këtë aferë korruptive. Pak kohë më parë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike duke thënë se komisionet u ngritën për të “varrosur” çështjen.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku i është përgjigjur Kryemadhit se i ka dërguar një shkresë Petrit Vasilit, për të marrë pjesë në Komisionin Hetimor në mënyrë që të publikohen provat që LSI disponon. E ftuar në “Log.”, Tabaku u shprehet se Monika Kryemadhi po bën politikë, ndërsa ka hedhur poshtë idenë e kryetares së LSI, që çështja e Inceneratorëve po varroset me Komisionin Hetimor.

Pjesë nga debatet në studio:

Tabaku: Nuk ka vullnet nga mazhoranca për të shtyrë kohën e Komisionit Hetimor. Janë vetëm 10 ditë afat për ta përfunduar.

Vjollca Kolgjoni: E vlerësoj iniciativën që keni marrë, por jam skeptike për çështjen e punës që bëjnë zakonisht Komisionet. Kush është qëllimi final?

Jorida Tabaku: E gjithë dosja.

Vjollca Kolgjoni: Për të treguar kredo politike? Deputetët janë paguar ekstra për të zgjatur komisionet.

Zjarr Tv Ad