I dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se roli i SHBA-së në rajon nuk ka përfunduar, pasi aktivitetet që kërcënojnë destabilizimin janë ende prezente.
Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar:
Paralajmërimi ynë për aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike është i qartë: do të ketë pasoja. Në dhjetor, goditem nje grup të organizuar kriminal që vepron në rajon. Ne janar, Departamenti i Thesarit dënoi Milorad Dodik për sjelljen e tij korruptive dhe destabilizuese dhe një stacion televiziv nën kontrollin e tij duke përdorur autoritetin e ri të sanksioneve të Ballkanit Perëndimor.
Ne jemi te angazhuar kundër këtyre aktiviteteve destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.
Për tre dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor ka qenë fokusi i SHBA-ve. Në mesin e vendeve te Ballkanit Perëndimor, katër janë aleatë të NATO-s dhe të gjitha ndajnë qëllimin strategjik të integrimit më të thellë perëndimor si aspirantë të BE-së. Puna jonë nuk ka mbaruar. Vazhdon udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë këtu në Senat, mbetet thelbësore për të përfunduar transformimiin e Ballkanit Perëndimor me aleatë më të fortë, partnerë transatlantikë dhe kontribues për paqen dhe