Mbretëresha Elizabeth uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Urimet e mia shkojnë për popullin tuaj!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabeth II i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Përpos sfidave globale shëndetësore, mbretëresha uron një të ardhme më të mirë.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Zjarr Tv Ad