Inceneratorët, Rama: Janë impiante moderne që kanë shpëtuar zona të tëra nga plehrat! Ata që kanë vjedhur do dënohen pa dallim

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me inceneratorët dhe akuzat e opozitës, duke iu përgjigjur një komentuesi në faqen e tij zyrtare.

Rama thotë se ato të ashtuquajturat inceneratorë janë impiante moderne të trajtimit të mbetjeve, të cilat janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat.

Rama gjithashtu, ka përmendur dhe arrestimin e ish-minitrit Lefter Koka dhe ligji do të thotë fjalën e saj, duke theksuar se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merrituar pas asnjë dallim.

“Ato te “ashtuquajtura inceneratore” jane impiante moderne trajtimi te mbetjeve, te cilat jane investime te medha per te shpetuar zona te tera te banuara nga plehrat, nderkohe qe ketu s’ka asnje shpikje per te grabitur parate e tua, po ka nje shpifesire politike shifrash marramendese e akuzat monstruoze, nderkohe qe gangrenat mjedisore te plehrave si puna e Sharres jane mbyllur dhe rete toksike te tymit nga djegia e tyre ne natyre jane zhdukur!”, tha kryeministri.

“Jo une nuk them fare ashtu, perkundrazi, une them cilido qe vjedh duhet te marre denimin e merituar, pa asnje dallim, por pergjegjesia ne kete sistem qe kemi zgjedhur, dmth ne demokraci, eshte individuale e para dhe e dyta, nese dikush ne kete rast ka marre para nga kompania perkatese, kjo as nuk hedh poshte tere ate pune qe eshte bere nga institucionet per te sheruar plaget e tmerrshme mjedisore, as nuk i ben te gjithe njesoj!”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad