Analisti Andi Bushati përmes një postimi në Facebook, ka thumbuar mbështetësit e kreut të PD-së Lulzim Basha, për justifikimet që bëjnë këta të fundit për Reformën në Drejtësi, me argumentin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anullimin e shkarkimit të presidentit Meta, tregoi se Rama nuk e ka në dorë drejtësinë.
Bushati shkruan në rrjetin social se këtë persona bëjnë sikur nuk e dinë që refrma ishtë një kostum i prerë me porosi për Ramën, por mundohen ta justifikojnë me faktin se e ka SHBA në dorë.
Mbrojtesit mediatike te Lulit i ka zene nje hall i madh, ne kushtet e reja, duhet te fillojne te justifikojne dhe reformen ne drejtesi. Jo po dy ministra ne burg, jo po rilindasit kane fillu te kene frike, jo po fijet po i luan Amerika….
Fshihen pas gishtit duke bere sikur nuk e dine se kete reforme Rama e preu si nje kostum me porosi per veten e vet