Shembja e banesave te “5 Maji, nuk mjaftohet Bashkia e Tiranës, gjobë 12 milionë lekë një familje për…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjobiten banoret e “5 Majit”, banesa e të cilëve preken nga procesi i rindërtimit. Faxnews ka mësuar se IKM që më datë 22 të këtij shkurti do i shembi banesën e saj, e ka gjobitur shtetasen Laureta Nikolli me gati 13 milionë lekë për ndërtim pa leje.

Gruaja në fjalë ka një shtëpi ekologjike në këtë zonë, të cilën bashkia e Tiranës nuk ia njeh. Gjoba i është vendosur me 15 shkurt, ndërsa ka afat për të liruar banesën e saj deri më datë 22 shkurt të këtij muaji, ditë kur edhe do të shembet. Nikolli takoi një ditë më parë ish-kryeministrin Sali Berisha, për ti dhënë ndihmë për çështjen e tyre.

“Që vjet në shkurt ne kemi kërkuar mbështetjen e opozitës dhe askush nuk na ka dëgjuar ndaj duam patjetër tu takonim, çfarë do bëhet me ne? Është shkelur ligji i shpronësimit”- i tha ajo ndër të tjera Berishës. Ky i fundit tha se do të ndiqen dy rrugë për të zgjidhur këtë problem.

“Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt çnjerëzor korruptiv anti-kushtetues qëndrimin ndaj jush. Akti është që duhet të asgjësohet ligji këtu pasi janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti Sallillari dhe Kapllan Pallati ata që ndërtojnë kulla 30-katëshe dhe nuk pranojnë tu japin ju 10% të sipërfaqes që ju takon.

Ky 10% është më i ulëti që u jepet pronarëve nga çdo kompani ndërtimi që zhvillon sot. Përqindja që ju takon ju ata u japin Bashës, Ramës dhe Veliajt. Kam admirimin për qëndresën tuaj.

Po paraqesim një ndërhyrje për anulimin e ligjit që iu çel rrugën dhunës ndaj banorëve. Ky ligj nuk mund të aplikohet kështu sepse ju jeni përfitues që u njihte 100 për qind të drejtën e legalizimit. Të mobilizojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, Kamzës dhe Kasharit të ngrihen në mbështetje tuajin, kjo nuk është një protestë vetëm e juaja por e drejtë që u shkelmohet dhjetëra mijëra familjeve.

Zjarr Tv Ad