Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Studentet mund të nisin sërish protestat. Disa prej tyre i kanë dërguar një kërkesë Rektorati i Tiranës pasi prej më shumë se katër muajsh ata nuk kanë marrë ende asnjë para që u takon nga fondi i bursës.
Në letrën e Bordit Kombëtar Studentor drejtuar Rektoratit thuhet se 85% e studentëve, përfitues të bursave nuk kanë marre ende asnjë shumë monetare për mundin dhe sakrificën e tyre për të qenë profesionistët e të ardhmes.
Në letër thuhet se ky fond është një mbështetje për ata që të punojnë fort, dhe të vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera.
Ata po ashtu u kanë lënë afat për kalimin e këtyre fondeve deri me datë 23 shkurt ose në të kundërt do të rinisin protestat.