Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar për deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili tha sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
Përmes një postimi në Facebook, Majko shkruan se kjo është një deklaratë e paprecedentë e bërë nga ministri rus, ndërsa vë në pikëpyetje nëse ambasada ruse në Tiranë do të japë shpjegime në lidhje me këtë deklaratë.
Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpejgime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv ËION i Indisë ka bërë një kronikë të vecantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)