Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen ka bërë një lapsus gjatë hapjes së konferencës së Mynihut.
Pak pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përfundoi fjalën e tij, Heusgen doli në podium, aty ku do të bënte edhe “gafën” e tij.
Ai teksa donte të thoshte se nuk ka organizatë më të rëndësishme se OKB, u ngatërrua duke thënë “se s’ka organizatë më të rëndësishme se Shtetet e Bashkuara”.
Kjo situatë shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken i cili ka ngritur duart lartë si duke dashur të thotë se një gjë e tillë është e saktë.