Zjarri në tragetin me 239 pasagjer! 12 persona ende të zhdukur, vijon operacioni i vështirë, ngrihen DYSHIME për shkaqet

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdojnë edhe sot kërkimet për 12 të zhdukurit nga zjarri që shpërtheu ditën e djeshme në anijen “Euroferry Olympia” e cila ishte duke lundruar nga Igumenica drejt Brindisit të Italisë.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan gjatë gjithë natës nga zjarrfikësit, pjesë e ndihmës ishte edhe Shqipëria me dy anijet e saj. Mediat greke kanë radhitur disa pyetje për këtë ngjarje të rëndë.

-A ka pasur shoferë apo pasagjerë që kanë mbetur në garazhe pas nisjes së anijes nga Igumenica? Rregullorja përkatëse thotë se shoferi apo pasagjeri është i ndaluar të jetë në garazhe pas nisjes.

-A kishte automjete me motor të ndezur gjatë udhëtimit? Është diçka që ndalohet edhe me rregulloren përkatëse.

-Gjithashtu do të hetohet nëse zjarri është shkaktuar apo jo nga një qark i shkurtër.

-A funksionuan sistemet e sigurisë nga zjarri? Në tragetet e makinave ka sisteme sigurie nga zjarri për të izoluar ambientet e anijes në rast zjarri, për të mos përhapur zjarrin nga një zonë në tjetrën dhe për pasojë në të gjitha zonat e anijes.

Zjarr Tv Ad