Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Fatmir Çepani: Prej 30 vitesh kërkoj të drejtën e autorit, Kim dhe Soreca të ndërhyjnë, po bastardohet filmimi im

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

31 vite më parë, më 20 shkurt të vitit 1991 u rrëzua bustit i diktatorit Hoxha, që pasoi më pas dhe rrëzimin e regjimit komunist në vend. Kjo lëvizje erdhi për shkak të protestave të shumta studentore duke detyruar presidentin e asaj kohe Ramiz Alia që të pranojë pluralizmin. Por i vetmi person që arriti të filmojë rrëzimin e bustit të diktatorit është Fatmir Çepani, operator në atë kohë në Radio Televizionin Shqiptar.

Duke qenë se rrëzimi busti ndodhi pa paralajmërim, e vetmja kamer në shesh ishte ajo e Fatmirit dhe falë tij sot është e dokumentuar një ngjarje historike. Në një prononcim për gazetën, Fatmir Çepani ka treguar detaje nga ajo që ndodhi 31 vite më parë, por pas 31 vitesh askush nuk ja njeh meritën e filmimit të kësaj ngjarje. Prej 30 vitesh në Shqipëri nuk funksionon e drejta e autorit dhe për këtë arsye filmimi i Fatmir Çepanit sot përdoret nga të gjithë.

“Kam 30 vite që kërkoj të drejtën e autorit. Atë filmim e kam realizuar unë dhe njihem ligjërisht si autor i saj. Kam fituar pronësinë e filmimit.  Por këtu kanë humbur parametrat profesionalë. Këto materiale transmetohen tani nga TV-të private pa u kontrolluar. Çdo vit në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në të gjitha kanalet private janë transmetuar sekuencat e mia filmike dhe askush nuk kërkon leje dhe nuk citon autorin. Kam dhjetëra vite në procese gjyqësore që të kërkoj të drejtën time dhe nuk po e gjej dot. Jemi një shtet mizerabël, pasi nuk fiton i ndershmi. Kjo klasë politike po ja pi gjakun këtij populli. Po rropatem gjyqeve për të fituar të drejtën time”, është shprehur ai.

Fatmir Çepani ka pasur shumë procese gjyqësore për çështjen e të drejtës së autorit, por edhe sepse është shkarkuar pa të drejtë nga puna. Media dhe personazhe të caktuar kanë përdorur pa të drejtë filmimet dhe çështjet kanë shkuar në gjykatë. Por Çepani këtë herë ju kërkon ambasadoreve që të ndërhyjnë dhe të zgjidhin të drejtën e autorit në Shqipëri. “Ju drejtohen ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca: Nëse unë do të isha shtetas amerikan apo europian, do të trajtohesha në këtë mënyrë në shtetet tuaja? Më kanë hequr 3 herë nga puna dhe jam detyruar të ndjek rrugën ligjore. I kam fituar gjyqet. Tani jam duke pritur përfundimin e hallkave të procesit pasi do e dërgoj edhe në Strasburg çështjen e të drejtës së autorit. Ambasadorët nuk duhet të lejojë të qeverisemi nga një klasë e tillë politike. E drejta e autorit është një ndër kushtet për hapjen e negociatave. Kam 30 vite që e kërkoj këtë gjë dhe nuk e marr dot. Flitet për drejtësi dhe shtet ligjor. Ku është drejtësia? Në Shqipëri i kam ezauruar të gjithë proceset dhe tani shpresat i kam te ambasadorët”, ka rrëfyer Çepani.

Zjarr Tv Ad