Projektet e 2022 , Agim Janina: Ministria e Kulturës mungesë transparence dhe neglizhente ndaj arteve

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Kulturës neglizhente ndaj artit dhe mungesë transparence, shprehet studiues i artit Agim Janina pas shpalljes së projekteve fitues të 2022. Artistë të ndryshëm kanë shprehur vërejtje ndaj ministrisë, që këtë vit në projekte shpalli prioritet të tretë artin dhe kulturën, ku zërave të tyre i bashkohet dhe studiuesi Janina.

Ministria e Kulturës nga 500 aplikime këtë vit financon 185 projekte, ku prioriteti i parë promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë digjitale. Në tipologjinë e projekteve fituese artet pamore janë në 3.2 për qind, ekspozitë 2.7 për qind, festival dhe muzikë secila nga 18.4 për qind, teatri 2.7 për qind, trashëgimia kulturore 20.0 për qind, etj, ku më shumë është digjitalizimi me 22.2 për qind. Por këtë vit ashtu si dhe më parë nga Ministria e Kulturës nuk bëhen publike me afishimin e listës së projekteve dhe kush janë anëtarët e kolegjiumit, që ka bërë vlerësimin. Studiuesi i artit Agim Janina thotë se ka kohë që Ministria e Kulturës po tregon neglizhencë ndaj artit viziv.

“Kërkesa që ka koha sot dhe digjitalizimi është një gjë që duhet bërë. Problemi është i raporteve që ndërtohen midis digjitalizimit dhe sektorëve të tjerë. Për artet vizive nuk më duket fare normale të jenë te prioriteti i tretë te Ministria e Kulturës. Artistët siç e kemi thënë dhe herë të tjera janë të ftohur nga Ministria e Kulturës. Ndihma e MK jo vetëm që nuk ndihet, por nuk ndihet as prania që është më e rëndë akoma se sa dhënia e një fondi. Artistët ndihen të braktisur”, thotë studiuesi i artit Agim Janina.

Zjarr Tv Ad