Ilir Demalia: Sali Berisha nuk duhet të jetë as në politikë dhe as në media për një arsye

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demalia u shpreh se është dakord peticion lidhur me dekomunistizimin. Demalia theksoi se në këtë aspekt ka kaluar shumë kohë dhe tha se akoma se njerëz ë kanë qenë pjesë e të këtij Sigurimi akoma po e deformojnë historinë.

Ai shtoi se sipas tij njerëzit që kanë bashkëpunuar me Sigurimin, nuk duhet të jenë as në media dhe as në politikë.

“Me atë peticion që lexova jam plotësisht dakord, por në anën tjetër mendoj se sikurse thuhet, një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e paralizuar. Ka kaluar shumë kohë dhe kemi humbur shumë kohë. Jam për ato pika, por ama duhet të kemi akses të barabartë. Unë kam dashur që të shkoj në arkiva dhe nuk më kanë lejuar, ndërsa dikush që ka qenë edhe bashkëpunëtor i Sigurimit shkon i merr dhe e deformon historinë.

Për mua njerëzit që kanë bashkëpunuar me Sigurimin, nuk duhet të jenë as në media dhe as në politikë. E keqja fillon se prej fillimit të demokracisë ata që morën opozitën, ishin pjesëtarë të regjimit. Sali Berisha ka qenë sekretar partie dikur, apo të tjerë bashkëpunëtor të Sigurimit. Nuk duhet të ishin. Shumica e kriminelëve të Sigurimit kanë vdekur, e kuptoj këtë, ama duhet të hapen ato dosje dhe duhet të ketë një program të ri shkollor, se vazhdojmë akoma me librat dhe filmat e realizimit socialist”, tha Demalia në një intervistë televizive.

Zjarr Tv Ad