“Pse janë veshur si për dasmë në Dragostunjë të Librazhdit”/ Olti Curri ironizoi banorët e ‘Big Brother VIP’, vjen reagimi i revoltuar i kreut të PD-së: Njeri apatik…

0
322
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme blogeri Olti Curri ironizoi përmes një postimi në rrjetet sociale mënyrën sesi ishin veshur 4 finalistët e ‘Big Brother VIP’. “Pse janë veshur si për dasmë në Dragostunjë të Librazhdit”, shkruante Curri.

Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga qytetarët, ku një prej tyre është edhe kreu i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto. Ai e cilëson Currin si një njeri apatik i cili nuk mund të tallet me një zonë të mrekullueshmë dhe me njerëz të shkëlqyer që bëjnë diferencën kudo që shkojnë.

“Inferjor në veshje, në jetë e kudo është ky apatiku me probleme psikomotore dhe mendon se tall apo përçmon një zonë të mrekullueshme si Dragostunja me njerëz të shkëlqyer që dinë të bëjnë diferencën kudo shkojnë. Merreni me sportivitet Librazhdas se nuk zhbëhen vlerat tona nga individë si currilat ( e dini mirë kujt i themi curr në anët tona) që i bëjnë hije tokës”, shkruan Vreto.

Zjarr Tv Ad