“Këtë pranverë do të kemi protesta të fuqishme!”, ministrja i përgjigjet Sali Berishës, tregon se çfarë e pret ish-kryeministrin në vijim

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Punët me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar zhvillimet brenda kampit blu.

Lidhur me protestat E ish-kryeministri Berisha paralajmëron, Spiropali i ka konsideruar si protesta për hallin e tij por që sipas saj do të përfundojnë si me 8 janar me 1 mijë veta.

“Protesta për hall të tij. Protesta për hall të tij nuk do ketë ndjekës. Si me 8 janar ku përfundoi me 1 mijë njerëz që u detyruan të largohen”, u shpreh Spiropali në News24.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar disa ditë më parë se gjatë kësaj pranvere do të ketë një sërë protestash të fuqishme, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit.

Zjarr Tv Ad