Rrëzimi i Kuvendit për shkarkimin e Metës, Spiropali “s’tërhiqet”: Presidenti ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët, ne e dhamë gjykimin me votë

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Deputetja e PS tha në një intervistë në “Neës 24” s mazhoranca nuk mund të gjykojë vendimet e gjykatave, por sërish ka të njëjtin qëndrim për Metën, duke thënë se ka shkelur Kushtetutën dhe se i ka humbur dinjitetin institucionit të Republikës.

Pyetje: Rrëzimi i Kuvendit për shkarkimin e Metës?

Spiropali: Kemi një vendim të GJK dhe nuk mund të gjykojmë mbi vendimet e gjykatave. Por kemi të drejtën e mendimit dhe gjykimit tonë, atë gjykim e kemi dhënë me votë. Vijojmë ti qëndrojmë vendimit tonë për Metën. Për ne Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe e ka përdhosur unitetin e popullit dhe i ka humbur dinjitetin institucionit të Republikës. Ne ëndërrojmë një republikë që të kemi në krye një president, një figurë normale, një njeri që nuk merr pjesë në fushata elektorale, që nuk nxit urrjejtje dhe që nuk ka cfurqe e mjete të tjera, por mjetet e tij të jenë dija dhe komunikimi e kushtetuta.

Pyetje: A është më i fortë Meta tani politikisht?

Spiropali: Forca e tij është dobësi e tij dhe do të shpërfaqet dukshëm kur Meta të dalë para qytetarëve dhe të kuptojë se çfarë zhgënjimi i madh ka qenë për vendin, sesi i ka marrë gjithçka këtij vendi dhe i ka dhënë shumë pak. Do ta shikojë kur të dalë nga “shtëpia e lirisë” most ë jetë një shtëpi, port ë jetë një kasolle dhe që janë kret të pa votueshëm. Për vendimin është në ndërgjegjen e secilit anëtar të GJK.

Zjarr Tv Ad