“Duhet t’i thuhet ndal kësaj”/ Analisti Fatos Lubonja i bashkohet protestës së banorëve të “5 majit”: Qeveria ju ka vënë rruspat për të…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e zonës “5 Maji” në Tiranë kanë dalë në protestë këtë të diel kundër projektit që parashikohet për prishjen e banesave të tyre. Kësaj proteste i është bashkuar edhe analisti Fatos Lubonja në mbështetje të banorëve.

Në një prononcim për mediat ai e cilëson këtë një projekt kriminal teksa theksoi se qeveria iu ka vënë rruspat banorëve për t’i hapur rrugë lavatriceve të pastrimit të parave.

“Këtu është e qartë që gjithë këto shtëpi janë ndërtuar me mundim të gjatë, me djersë. Ca thonë janë zaptuar toka, po këtu është një djersë njerëzore e një jete. Ky projekti është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit, por qeveria është qeveria e krimit prandaj ju ka vënë ju ruspat për t’i hapur rrugën lavatriçeve të parave. Është një problem i gjerë që përfshin gjithë Shqipërinë, ju jeni një pjesë.

Thotë një fjalë e vjetër popullore, ‘çfarë sheh në kodër, prite në votër’. Me sa e shoh unë këtë punë, kjo bandë kriminale, fiton me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz që e shohin në kodër, thonë s’po më vjen në votër”, deklaroi Lubonja.

Ai deklaroi më tej se duhet të jemi këtu me mbrojtur këtë shoqëri, që po e ha kjo bandë. “Duhet me i thënë ‘ndal’ kësaj”, ishte thirrja e Lubonjës.

Banorët deklaruan se nga ana e shtetit nuk ka asnjë argument për t’u përballur me ta për shembjen e shtëpive dhe se gjithçka është e kundraligjshme.

Zjarr Tv Ad