“Unë nuk mbaj dot mbi kurriz barrën e jetëve të humbura”, Erion Braçe i bën kërkesën urgjente Policisë së Shtetit dhe ngre alarmin: Do i japim fund erës së partisë së Sali Berishës!

0
578
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka ngritur një shqetësim të madh që po ndodh në disa qytete në vendin tonë dhe që po merr jetë njerëzish.

Braçe teksa i drejtohet edhe Policisë së Shtetit, shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se qytetarëve po iu rrezikohet jeta nga motorët që përdorin në Lushnje dhe Divjakë. Braçe nuk është kundër përdorimit të tyre, por duhet sipas masave të sigurisë.

Postimi i plotë:

PER #MOTORRETEDIVJAKES, LUSHNJES, DEPUTETIN FUSHA, EUQENIN E VERDHE DHE POLICINE E SHTETIT! Po shpiket nje problem ne Divjake dhe e gjeta edhe ne Lushnje:

MOTORRET, PAPAQET! Si eshte E VERTETA? Ne Divjake nga data 1 janar deri ne daten 18 shkurt, kane ndodhur 7 aksidente me motorre-i fundit ne daten 17 shkurt; Kemi 2 TE VDEKUR e 7 TE GJYMTUAR RENDE! Jane BLLOKUAR gjithesej 27 MOTORRE!

As 50, as 100, as 300, as 500 sic shpif deputeti Fusha dhe Euqeni i Verdhe prane tij.

Patem nje pakt; Do i japim fund eres se partise se Sali Berishes qe mblidhte motorret para zgjedhjeve, hem per ti kembyer me vota e here per ti kembyer me rryshfet dhe, kjo ndodhi; Do paisim mjetet me letra, do kemi nje kaske mbrojtese ne koke dhe do respektojme rregullat e qarkullimit, KJO NUK KA NDODHUR!

Tani une nuk e mbaj me dot mbi kurriz barren e jeteve te humbura ne rruget e Divjakes!

Kerkohet; Mjete me letra, kaske mbrojtese ne koke dhe respektim i rregullave te qarkullimit; ASGJE TJETER! Kam dicka edhe me POLICINE E SHTETIT; Jam munduar tu spjegoj pa fund se ne Divjake e rrethina, ne zonen rurale te Lushnjes, MOTORRI ESHTE MJET PUNE, shkohet tek toka apo serra; Qarkullimi me i madh i tyre ndodh ne rruget e parcelave, jo ne rruget urbane!

Thene kete, referuar edhe komunikates suaj te dates 17, nuk kuptoj, cili eshte problemi me burra te vitlindjes 1954, 1964, 1966 e keshtu me rradhe; I keni ndaluar, i keni shoqeruar, ju keni marre dhe motorret;

JU KENI SHTUAR HALLET, JO SIGURINE! Keta burra shkojne ne fusha, punojne, jane krahu i punes qe ka mbetur ne Divjake, duhen respektuar e ndihmuar per punen qe bejne; NUK DUHEN NDALUAR! NUK JANE KETA BUJQ PROBLEMI! Problemi jane ata qe bejne gara me motorre neper rruget e Divjakes e Lushnjes, jo keta! Merruni me problemin e vertete, JO ME PUNETORET!

Zjarr Tv Ad