Punoi disa vite edhe në Shqipëri, ambasada italiane mesazh ngushëllimi për ambasadoren që humbi jetën …

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli, humbi jetën ditën e sotme pasi u rrëzua nga një ballkon në qytetin e saj të lindjes, Foligno.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ambasada e Italisë në Shqipëri, pasi Tardioli për disa vite punoi në vendin tonë në konsullatën italiane.

Në reagimin e ambasadës thuhet se ajo ishte një diplomate shumë e mire, të cilën shqiptarët ende e kujtojnë me mall.

Postimi i ambasadës:

Mirupafshim Françeska!

Ju ishit një diplomate shumë e mirë, gjithmonë në shërbim të vendit me inteligjencë, aftësi dhe karakter të fortë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga vitet e tua në “Vendin e Shqiponjave”, miqtë shqiptarë ende të kujtojnë me mall. Do të na mungosh.

Zjarr Tv Ad