Mesazhi i Yuri Kim/ Abilekaj: Po kandidatët e Trump çfarë premtuan që fituan zgjedhjet në SHBA?

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ngriti disa pyetje për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të cilët garojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do të jenë pronarët tuaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkroi Kim.

Reagimet kundër saj ishin të shumta në median sociale. Gazetari Enton Abilekaj ngriti po ashtu një pyetje për Kim. “Po kandidatët e Trump që akuzohej për shmangie nga taksat, bashkëpunim të fshehtë me Rusinë dhe sulm ndaj Capitol Hill, çfarë premtuan që fituan në Virginia dhe New Jersey, dy nga dy shtetet në garën e 2 nëntorit 2021? Forca e shembullit kundërshton shembullin e forcës.

Pse duhet të pranohet versioni i Kim që ata janë kandidatët e Berishës kur pretendojnë se janë zgjedhur si kandidatë të PD-së me votim nga anëtarësia? Edhe nëse janë të Sali Berishës, ata do shkojnë aty t’u shërbejnë qytetarëve me aq sa munden, janë pushtetarë lokalë, që administrojnë njësi lokale, nuk bëjnë politikë. Apo SHBA nuk besojnë në parimin e Decentralizimit të Pushteteve që kanë implementuar në Shqipëri bashkë me BE?

Ndërhyrja e hapur e përfaqësueses së SHBA në fushatën elektorale, sjellja prepotente me zgjedhësit e njërës palë, mund t’i heqë vota kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë”, por është investim i gabuar, që e bën një komunitet të konsiderueshëm, të mos e shohë me SHBA si arbitër të paanshëm dhe aleat të të gjithë shqiptarëve,” shkruan Abilekaj.

Zjarr Tv Ad