“Shqipëria po plaket”, deputetja e LSI: Pas disa vitesh mund të gjendemi përballë një sistemi pensionesh që rrezikon të shkërmoqet

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, shkruan në “Facebook” se qeveria e inceneratorëve po “djeg” të ardhmen, referuar të dhënave të Bankës Botërore se “Shqipëria po plaket me shpejtësi nga emigrimi”.

Deputetja shkruan se “Pas disa vitesh mund të gjendemi përballë një tregu pune në krizë për kapital njerëzor dhe një sistemi pensionesh që rrezikon të shkërmoqet”.

Postimi i deputetes:

QEVERIA E INCENERATORËVE PO “DJEG” TË ARDHMEN.
Përgjatë dy dekadave të fundit, popullsia e Shqipërisë është tkurrur. Shqiptarët po lindin më pak fëmijë dhe këta të fundit po rriten me dëshirën për të ikur. Pas disa vitesh mund të gjendemi përballë një tregu pune në krizë për kapital njerëzor dhe një sistemi pensionesh që rrezikon të shkërmoqet.

Sipas një sondazhi të Gallup, shqiptarët renditen të tretët në botë për dëshirën për t’u larguar nga vendi.
Në vitin 2021, për herë të parë gati në 100 vite, vendi pësoi shtesë natyrore negative, pasi shënoi 3 296 vdekje më shumë se lindje.
Shqipëria ka numrin më të madh të studentëve që studiojnë jashtë.
Sipas Bankës Botës Botërore, kjo tendencë po nxitet nga papunësia e lartë te të rinjtë dhe pagat e ulëta.
Shpopullimi i vendit kërkon marrjen e masave urgjente me politika punësimi për të rinj dhe paga dinjitoze për të përballuar koston e lartë të jetesës në vend.
Kjo qeveri nuk shqetësohet për hallet dhe problemet e qytetarëve, pasi meraku i saj i vetëm janë pagesat e inceneratorëve dhe vjedhja galopante e financave publike.

Zjarr Tv Ad