Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku i është përgjigjur pyetjeve të anëtarit të Komisionit, Helidon Bushati.
E pyetur se çfarë kontratash janë ato të inceneratorëve, Balluku u shpreh se Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit janë kontrata Partneritet Publik-Privat, ndërsa kontrata e inceneratorit të Tiranës është koncesion.
Bushati: Çfarë kontratash janë ato të inceneratorëve të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit?
Balluku: Kontratat janë koncesionare, ajo e Fierit dhe Elbasanit janë PPP, ndërsa e Tiranës është koncesion.
Bushati: A do ta kalonit ju një kontratë të tillë nëse do ju vinte tani?
Balluku: Pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj se pritet nga unë një përgjigje. Kështu që nuk do jap një përgjigje. Pasi nuk kërkoni mendimin tim.
Bushati: A është bërë ndonjë auditim financiar apo teknik?
Balluku: Sipas ligjeve në fuqi, të gjtitha këto konjtrata, janë bërë edhe audite financiare dhe përputhshëmrie, të cilat janë në dispozicionin tuaj. Ministria e Infrastrulturës u aka vënë në dispozicion të gjitha dokumentat.