Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me përcaktimin e anëtarëve të KLP.
Përmes një postimi në “Twitter”, Bardhi ka bërë me dije se Partia Demokratike do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm të marrë nga Kuvendi, pasi sipas tij anëtarët e KLP kanë qenë të paracaktuar.
“Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!
PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor”, shkruan Bardhi.