Gazetari Artan Hoxha përfundon në SPAK, citon Lulzim Bashën: Punonjësit e ndershëm të drejtësisë do kenë mbështetjen time

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka përfunduar këtë të hënë në Prokurorinë Speciale SPAK. Është vetë Hoxha ai që publikon fotot para ambienteve të organit të akuzës, por nuk specifikon se për çfarë është thirrur atje, shkruan newsbomb.al.

Megjithatë, ai citon një shprehje të Lulzim Bashës të pak ditëve më parë, kur doli nga Prokuroria Speciale dhe u mor në pyetje nga hetuesit belgë. Ja çfarë thotë gazetari Artan Hoxha për “vizitën” sot në SPAK:

“Nganjehere e ben robi nje xhiro deri ne SPAK, se mbeta vetem duke bere proçedura ne prokurorite e rretheve… Dhe si ka thene Lulzim Basha dora vetë kur doli nga zyrat e SPAK, para 11 ditesh: “Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se do kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeje”.

Zjarr Tv Ad