Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, që ti kushtojë një vëmendje të madhe sektorit të bujqësisë pasi puna e fermerëve ka një vlerë të madhe në ekonomikë shqiptare.
Postimi i plotë:
Përshëndetje të gjithve!
Situatë alarmante paraqitet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë, ku puna e fermerit, mundi dhe djersa vazhdon të përçmohet nga Qeveria.
Prej disa muajsh PAA ka depozituar në Kuvend, dy projektligje të cilat vijnë si rezultat i nevojave imediate tê grupeve të interesit, që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për zërin e specialistëve. Ende nuk kemi një përgjigje konkrete se kur do të shqyrtohen këto dy projekligje.
Të gjithë një zëri pyesin !
Nuk e kuptojmë se pse është parë e nevojëshme nga qeveria, që çdo vit të ndryshojë skemat e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori?!
Pse u pa e arsyeshme nga qeveria të ofronte 3.2 miliardë lekë për sektorin e bujqësisë, duke ditur që këto janë taksat që do t’u merren fermerëve nga paketat e reja fiskale, duke e ditur fare mirë që përqindja e buxhetit nuk ka ndryshuar?!
U hoq 6% i TVSH-së që u bë 0% në shitje nga fermeri dhe u shtua 10% taksë për imputet bujqësore ku në këtë rast nuk kemi dalje nga buxheti drejtpërdrejtë por janë përfitime.
Ndaj me të drejtë fermërët po përshkallëzojnë protestat sepse puna e tyrë, ka një vlerë të madhe në ekonomine shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë, duhet të shoh me prioritet çdo kërkesë të tyre, përpara se dhe ato pak fermerë të mbetur në tokën memë të marrin rrugë pa kthim.