I ke takuar Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin? Përgjigjet Belinda Balluku: Nuk i kam takuar ndonjëherë, as në foto nuk i kam parë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është pyetur në Komisionin Hetimor për inceneratorët nëse i njeh Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të dy të shpallur në kërkim nga SPAK.

Ajo u shpreh se jo vetëm që nuk i ka takuar ndonjëherë, por nuk i ka parë as në foto. “Jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar së fundmi, por nuk i kam njohur ndonjëherë dhe nuk i kam parë as në foto”, tha Balluku.

Më herët Balluku ironizoi edhe me shumën prej “430 milion euro aferë” që përdoret nga opozita, duke thënë se i ka parë kontratat që ka gjetur pasi mori detyrën, dhe nuk i rezulton një shifër e tillë.

Zjarr Tv Ad