Batuta në Komisionin Hetimor, Balluku – Këlliçit: Më ke ndjekur këmba – këmbës! Tabaku: Ta kishe thënë më parë, të qeshnin kolegët që s’iu kishte qeshur buza

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dëshmia e ministres Belinda Balluku në Komisionin Hetimor për Inceneratorët është shoqëruar edhe me batuta mes deputetëve. E pyetur nga Belind Këlliçi nëse kishte zhvilluar takim electoral në Landfillin e Tiranës, ministrja tha se nuk e kishte bërë këtë pasi ishte në konflikt interesi, teksa shtoi se Këlliçi e kishte ndjekur këmba-kembës për ta kapur në shkelje ligji.

Kjo batutë e ministres ka shkaktuar të qeshura në sallë, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku u shpreh se kjo batutë duhej të bëhej më herët, me qëllim që të qeshnin edhe kolegët që nuk iu qesh buza asnjëherë, duke iu adresuar deputetëve të mazhorancës.

Zjarr Tv Ad