“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët”, Kryemadhi për inceneratorët: Zhvillimet në komision po duken si vazhdim i kësaj lidhje

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Postimi i Plotë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi:

Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.

Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!

Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës.

Zjarr Tv Ad