“Sponsori juaj është non-grata”, ambasadorja Yuri Kim “masakrohet” me komente: Emërtimi nuk do të thotë asgjë!

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Yuri Kim ditën e sotme përmes një postimi listoi 4 pyetje për kandidatët e partive në zgjedhjet e 6 marsit.

Në postimin e bërë në “Twitter”, Yuri Kim është “masakruar” me komente nga ndjekësit, ku një prej tyre është shprehur se emërtimi i ish-kryeministrit si “non grata” nga SHBA nuk do të thotë asgjë.

Ambasadorja ka replikuar me ndjekësin ku i thotë se nuk është dakort me atë çfarë ai tha, teksa bie plotësisht dakort me pjesën tjetër të komentit të tij, i cili tha se duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet i cili në themel ka shtetin e së drejtës.

“Unë nuk jam kandidat, por besoj se emërtimi nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që ka në themel shtetin e së drejtës dhe abosolutisht një shtet që sundohet nga çfarëdo lloj përcaktimi politik”, shkruan një prej komentuesve.

“Unë nuk jam dakord me fjalinë tuaj të parë, por jam plotësisht dakord me pjesën tjetër të asaj që thoni”, i kthen përgjigje Yuri Kim.

Disa prej komenteve të ndjekësve:

Unë nuk jam kandidat, por besoj se emërtimi nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që ka në themel shtetin e së drejtës dhe abosolutisht një shtet që sundohet nga çfarëdo lloj përcaktimi politik.

Po ata që e shpallën Berishën nongrata janë mashtrues se nuk publikojnë asnjë fakt? Po sikur dikush të fusë hundët në zgjedhje për të ndihmuar Ramën? Ka pyetje sa të duash

Zjarr Tv Ad