Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi teksa po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka sjellë një video të një deklarate të Enkelejd Alibeajt, sipas së cilit thotë se kanë pasur të njëjtin mendim për fushën e mbetjeve në Fier, por më pas video është mbyllur. Pas kësaj kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se do i administrohet celulari si provë.
Pjesë nga debati:
Armando Subashi: Kemi qenë në një mendje dhe një nga prioritet tona nëse do fitonim bashkinë do ishte fusha e mbetjeve që ekziston aty. Do ju sjell një prononcim të Alibeaj.
Jorida Tabaku: Me shumë dëshirë e thërras edhe Alibeajn po ta kërkonin socialistët. Por dëshmoni ju. Do ta administroj si provë edhe këtë deklaratë të Alibeajt.
Armando Subashi: Është shumë e mirë
Jorida Tabaku: Gjëra të mira thotë Alibeaj. Jua them unë se çfarë thotë. E kam dëgjuar dhe ka vlerësuar situatën që ka degraduar, ka mbetje, jam shumë e qartë, do e admistrojmë dhe celularin.