Meta dënon njohjen e pavarësisë së Donbasit: Shkelje e rëndë e ligjit, Shqipëria qëndron krah aleatëve të Ukrainës!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për vendimin e marrë nga Rusia për njohjen e pavarësisë së rajonit të Donbasit në Ukrainë, ku bëjnë pjesë qytetet e Donetskut dhe Luhanskut.

Kreu i shtetit dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së këtyre rajoneve, duke e konsideruar si një shkelje të rëndë të ligjit dhe marrëveshjes së Minskut. Meta shton se Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad