Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar vendimin e marrë nga Rusia për njohjen e pavarësisë së rajonit të Donbasit në Ukrainë, ku bëjnë pjesë qytetet e Donetskut dhe Luhanskut.
Ministrja Olta Xhaçka shprehet se ky vendim është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.
Ajo thotë se Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme:
Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.
Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!