Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku ëhstë pyëtur nëse ka patur ndonjë kontakt me Klodian Zoton, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK.
Ahmetaj u shpreh se nuk ka patur asnjë kontakt dhe nuk e ka Zoton as gjak dhe as ka lidhje familjare me të. I pyetur nëse ka udhëtuar me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, ai tha se këto pyetje nuk janë objekti kryesor i këtij hetimi, duke i kërkuar kryetares së Komisionit të mos dalë nga objektivi.
Ahmetaj theksoi se njeh 95% të biznesit shqiptar, ndaj nuk duhet pyetur se kë njeh, por kush janë personazhet që ai nuk njeh.
“Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie , as partner biznesi , as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit. Por objekti i Komisionit ju e dini kush është”, tha Ahmetaj.
Tabaku: Kjo pyetje i është bërë të gjithë anëtarëve që kanë ardhur për të dëshmuar në këtë Komision.
Pyetje: Keni udhëtuar me Mërtirin , Zoton dhe Stela Gugallen?
Ahmetaj: Ky nuk është objekt i këtij Komisioni, . Unë kam udhëtuar më shumë miq. Në këtë vend duhet të pyetem kë nuk njoh, sepse njoh 95 % të biznesit shqiptar…