Dëshmia e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Komisionin Hetimor për inceneratorët është shoqëruar edhe me momente gazmore.
Në një moment, Ahmetaj i thotë Tabakut se e kupton që është shumë e lodhur, ndërsa i drejtohet edhe me fjalët üaaa, po hë mi”. Pikërisht këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Tabakut, e cila i ka thënë Ahmetajt të mos përdorë më pasthirrma të tilla në mes të natës.
E menjëhershme përgjigja e zv.kryeministrit, i cili është shprehur se pasthirrmat në mes të natës bëhen, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Pjesë nga debati:
Tabaku: Po shyqyr që e kemi njëherë në dorë të komandojmë fjalën
Ahmetaj: Do të lutesha, edhe për transparencë, se edhe e lodhur je
Tabaku: Jo, unë jam shumë e qetë
Ahmetaj: Të thashë je e lodhur, jo që s’je e qetë. Uaaa, po hë mi…
Tabaku: Po të lutem se këto pasthirrmat tani në mes të natës. Të lutem, me qetësi tani
Ahmetaj: Pasthirrmat në mesnatë janë kur janë…