Kordinatorja e fushatës së Bashës “thumbon” Berishën: Ka dobësi të madhe për zëdhënëset e veta, i mungon koherenca politike

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kordinatorja e fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, e zgjedhur tashmë nga kuvendi në bordin e AMA si propozim i PD, Desada Metaj, reagoi dje nëpërmjet një statusi në facebook, ndaj deklaratës së Sali Berishës, për propozimin e saj në AMA.

“Nuk kam patur kurrë dyshime për koherencën e munguar politike të Sali Berishës, por kam shpresuar gjithmonë se të paktën informacionet për zëdhënëset do t’i kishte të sakta. Duke u nisur dhe nga dobësia që ka për to!” shkruan jo pa ironi Desada Metaj në statusin e saj.

“Po ndiqja me shumë vëmendje zhvillimet në komisionin e inceneratorëve kur më thanë se Sali Berisha paska deklaruar se zgjedhja ime në bordin e AMA-s qënka tregues i bashkëqeverisjes, meqë aty drejton ish zëdhënësja e Ramës dhe unë (sipas tij) zëdhënëse e Bashës. Pozicion të cilin se kam patur kurrë në PD. Pas 22 vitesh në gazetarinë aktive kam drejtuar komunikimin e fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Kur PD mori vendim për t’u larguar nga çdo institucion, përfshirë parlamentin dhe bashkitë, ajo kishte përfaqësuesit e saj në AMA të bekuar dhe nga Sali Berisha. Ata nuk e braktisën vendin në bord, duke qenë i vetmi institucion që kishte përfaqësues të PD. Tani që dhe vetë Berisha është rikthyer në parlament dhe opozita sërish ka përfaqësuesit e saj në AMA, unë përfaqësokam bashkëqeverisjen” shkruan Desada Metaj.

Akuza e Berishës u bë dje në daljen e tij publike në prezantimin e një prej kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë.

Zjarr Tv Ad