Për kë bënte tifo? Kreshnik Spahiu e thotë troç në mes të emisionit: Këto janë 4 sekondat që e rrëzuan Donaldin dhe ngritën Ilirin!

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ komentoi reality-show-n ‘Big Brother VIP’.

Spahiu tha se ai personalisht ka barë tifo për Ilirin, por mendonte se çmimin e madh do ta merrte Donaldi. Sipas tij, pika që e rrëzoi tërësisht Donaldin, ishte deklarata e tij pasi doli nga ‘Big Brother VIP’ se do të ndërtonte 4 shtëpi dhe i bënte ftesë edhe Ilirit për këtë.

“Unë personalisht kam qenë që të fitonte Iliri, por prisja që trofeun ta merrte në fund Donaldi, kur pashë mënyrën se si po shkonin gjërat në publik”, u shpreh fillimisht Spahiu

“Megjithatë, kuptova diferencën e Ilirit me Donaldin me një moment shumë specifik pas daljes nga shtëpia, kur Donaldi tha një gjë në faqen e tij para fansave”.

“Ai filloi të merrej me lekët, ku do i përdorë ky fituesi lekët, hajde bëjmë shtëpi, unë fus 100 mijë euro… Aty u zhgënjeva dhe kuptova se figura e Donaldit ra për 4 sekonda. Ajo ishte gafë prej tij”, u shpreh Spahiu.

Zjarr Tv Ad