Shano: Sponsor i kandidatit janë qytetarët! Caslli: Kim u spiropalizua

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdojnë reagimet kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila ndërhyri në mënyrë brutale në fushatën zgjedhore, në shkelje të çdo ligji e parimi diplomatik.

“Sponsori i kandidatit për Kryetar bashkie janë qytetarët që votojnë për të. Qytetarët nuk janë idiotë,” shkruan analisti Dritan Shano.

Kurse aktivistja Elona Caslli shkruan se ambasadorja Kim është spiropalizuar

“Zonja ambasadore ju keni pësuar procesin e Spiropalizimit në aktivitetin dhe qasjen tuaj ndaj realitetit shqiptar Spiropalizimi si term ka lindur nga sjellja e ministres Spiropali me të cilën ju jeni shfaqur shpesh në foto duke pirë çaj dhe në aktivitete jashtë Tiranës.

Çfarë nënkupton procesi i Spiropalizimit?!

Procesi i Spiropalizimit nënkupton përpjekjen ekstreme të një individi për t’i dalë në mbrojtje një apo më shumë individëve, ndonëse këta të fundit janë të pambrojtshëm dhe të papërligjshëm.

Ju u kërkoni llogari kandidatëve të përzgjedhur nga anëtarësia e një grupimi politik për futjen në garë në zgjedhjet e 6 marsit, teksa miliona euro nga buxheti i shtetit kanë fluturuar në drejtim të paditur për çështjen e inceneratorëve dhe ju heshtni dhe nuk guxoni të thoni gjysmë fjale për këtë çështje, ndonëse kjo çështje do rrëzonte çdo qeveri në një vend normal.

Nuk është rastësi që jeni e vetmja nga korpusi diplomatik në Shqipëri që keni guximin të thyeni çdo protokoll diplomacie dhe të zbrisni në terren për të bërë fushatën e Partisë Socialiste duke përdorur gjuhën e Taulant Ballës. Kjo ndodh sepse jeni Spiropalizuar zonja ambasadore,” shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad