Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar nga komisioni hetimor që të thërrasin për të dëshmuar edhe Arben Dervishajn, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i cili rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorëve në Shqipëri.
Në dëshminë e tij këtë të martë në komisionin hetimor parlamentar, Veliaj tha se Arben Dervishaj është supervizori që duhet të tregojë “nëse ka vjedhur edhe lekët e supervizorit si votat e FSHFS-së”.
Drejoresha ka bërë gabim se ligji njeh instrumentin që quhet supervizor, s’mund të thotë drejtoresha e ka lali lejen, se paguhet dikush të merret me këtë punë supervizori quhet Arben Dervishi ky që u bë shumë i famshëm që vidhte votat e FSHF.
Tani që gara e FSHF është pezulluar ka kohë të përgjigjet për dherat për bulontat për taksat pra është supervizori nuk jam unë tekniku i lavatrices.
Ka një supervizor që paguhet jo pak për të bërë këtë punë. Supervizori Arben Dervishi paguhet sa frëngu pulën që të merret me këtë punë, me cdo dado e vidë, ftojeni i lirë është s’ka më zgjedhje për të vjedhur në Gjirokastër se mbaroi puna e FSHF.
Ftojeni të vijë tani që është i lirë të japi llogari ku shkojnë lekët e supervizorit? Paguhet për këtë punë të vijë këtu si burrat e mos shkojë koteceve atje të vjedhë votat e FSHF, tha Veliaj. Arben Dervishaj që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët, pronarit të kompanive Klodian Zoto.
Paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit. Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k.