“Rusia po pushton Ukrainën”, Berisha: Do thoni “ç’më duhet mua”? Më duhet shumë, pasi asnjëherë nuk do e lejoj që…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme ndodhet në Postribë për të prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri, është ndalur edhe në situatën alarmante mes Rusisë dhe Ukrainës, ku tha se kundrejt një vendi të lirë është duke ndodhur një agresion.

Berisha tha se disa herë ka kërkuar në Kuvend që të bëjnë një rezolutë për këtë situatë, mirëpo kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga pjesa tjetër e parlamentit. Gjithashtu, Berisha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 6 mars të votojnë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, pasi vetëm kështu mund të rikthejnë shpresën dhe vlerat e Partisë Demokratike.

“Rusia pushton Ukrainën. 5 herë në Parlament i kam kërkuar të bëjmë një rezolutë për të dënuar. Ukraina është një vend i pavarur. Të thuash çmë duhet mua? Jo më duhet shumë sepse po ndodh një agresion kundrejt një vendi të lirë. Asnjëherë nuk do lejoj jo vetëm Ukrainën, por nuk lejoj rezolutën e genocidit serb në Kosovë. Jo se prishim marrëdhëniet. Pra u ndala këtu për të thënë se vota më 6 mars,  vërtet është lokale por është e një interesi kombëtar sepse ne duhet të shënojmë një kthesë.

Duhet të largojmë këtë shtet të korruptuar, rikthimin e PD në pushtet dhe rikthimin e vlerave të saj. Në këto zgjedhje kemi dhe një kandidat tjetër, kemi kandidatin e Lul Bravës. I cili absolutisht e shtroi PD në një opozitë fasadë. PD pati fatin më të keq që në 8 vite të ketë për kryetar një politikan së pari të dobët, nuk u bë kurrë i fortë, por lideri duhet i fortë. Po burri duhet të jetë i fortë, ose gruaja, duhet të jenë të fortë ata që drejtojnë se përndryshe nuk drejtojnë. Le të pyesim pak ata demokratë të cilët akoma mendojnë ta mbështesin. A nuk kaloi ky nga humbja në humbje për 8 vite rrjesht? “, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad