Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.
Gjatë fjalës së tij Bllako ka refuzuar të japë dëshminë e tij pasi e ka dhënë atë më herët pranë organeve të SPAK-ut dhe në kuadër të kësaj theksoi se çdo gjë që ka dëshmuar është sekret hetimor.
Ai kërkoi që përpara Komisionit të bënte një deklaratë, mirëpo kjo kërkesë e tij nuk është pranuar nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku.
Alqi Bllako: Sa i përket objektit për hetimin e këtij komisioni, unë kam dhënë një dëshmi të plotë për gati 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme. Mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar pasi çdo gjë që të di e kam dëshmuar pranë këtij organi.
Jam i gatshëm të nënshkruaj dhe deklaratën përkatëse, por do ju lutesha që të bëja shkurtimisht disa sqarime në lidhje me disa të pavërteta të cilat në gjykimin tim kanë përbaltur emrin tim gjatë këtyre muajve.